Bale: Edhe unë një ditë dua të fitoj Topin e Artë

Sulmuesi uellsian, Gareth Bale në një interivistë për mediat spanjolle ka deklaruar se objektivi më i arritshëm për të është të fitojë një tjetër Champions me Realin e Madridit.

Në verën e vitit 2013-të Bale la Tottenhamin për tu transferuar në Santiago Bernabeu dhe paraqitjet e tij me Realin në këtë 1 vit e gjysëm kanë qenë me të vërtetë fantastike.

“Do të bëjmë gjithçka për ta fituar sërish. Unë mendoj se ne i kemi mundësitë për të triumfuar në finalen e Berlinit”.

Ashtu si çdo futbollist tjetër edhe Bale ëndërron të fitojë një ditë Topin e Artë, ndërsa objektivi më i arritshëm për të është të fitojë një tjetër Champions me Realin e Madridit.

“Vet fakti që për 2014-n isha mes 23 lojtarëve të nominuar për të fituar Topin e Artë, tregon qartë se unë kam bërë disa gjëra të mira dhe njërëzit më kanë vlerësuar për këtë. Shpresoj që një ditë edhe unë të jem fitues i Topit të Artë”, tha sulmuesi 23 vjeçari i Realit./ Zekirja Mexhiti/ Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button