fbpx

Nishani: Faji për pilotin e drogës tek Inteligjenca e Ushtrisë

Presidenti Bujar Nishani bën përgjegjës Shërbimin e Inteligjencës së Ushtrisë për rastin ku majori shqiptar u vra nga Garda Civile spanjolle, teksa pilotonte një helikopter me drogë.

Në një intervistë për “ABC News”, Presidenti tha se shqetësimin e moskryerjes së detyrës së këtij institucioni e ka ngritur kur u bënë debate për heqjen nga varësia e Presidentit.

“Rasti konkret ngre një shqetësim dhe në gjykimin tim të parë, konstatohet një dështim në këtë rast i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Ky ka qenë shqetësim që unë e kam ngritur edhe më herët, në momentin kur u hoq kompetenca e Presidentit të Republikës, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për të bërë emërimin e kreut të Inteligjencës së Ushtrisë”,- tha Nishani.

Në cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të FA, ai deklaroi se ka konstatuar politizimin e kësaj agjencie.

“Kam qenë dhe jam i bindur që largimin nga kornizat e Kushtetutës dhe ligjit, përfshirja në një proces politizimi të institucioneve të tilla dhe të një kontrolli të plotë të vetëm të një institucioni, siç është qeveria, krijon dobësi të tilla në interesin politik, largimin nga profesionalizmi dhe e vendos në raporte të tilla që dalëngadalë fillon të dëmtohet funksionimi i institucioneve të tilla”, ka deklaruar në intervistë kreu i shtetit. /NOA/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close