Moskë, digjet biblioteka me mbi 14 milion libra

Në bibliotekën e Akademisë ruse të Shkencave, e cila ka më shumë se 14 milion libra, mbrëmë rreth orës 22:00 shpërtheu një zjarr i madh nga i cili u përfshi një pjesë e konsiderueshme e ndërtesës, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet ruse thonë se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Është theksuar se nga zjarri janë prekur rreth 2.000 metra katror, ndërsa është shembur edhe çatia e bibliotekës me sipërfaqe 1.000 metra katrorë.

Megjithatë, me përpjekje intensive të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar. Për shuarjen e zjarrit ishin angazhuar rreth 150 zjarrfikës. Akoma janë të panjohura shkaqet e shpërthimit të zjarrit në katin e tretë të bibliotekës, ndërsa mediat ruse dyshojnë në defektet e instalimeve elektrike.

Sipas informacioneve të fundit, nga zjarri nuk ka viktima. Biblioteka është themeluar më 1918 si biblioteka e Akademisë Socialiste të Shkencave Sociale. Ku ndodhen rreth 14.2 milion libra, disertacione shkencore dhe mikro filma./AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button