Shoqatat e gazetarëve janë të shokuar nga vendimi i Prokurorisë për Kezharovskin

Pas vendimit të Prokurorisë për ta ankimuar vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 për lirim me kusht të gazetarit Tomislav Kezharovski reaguan nga shoqatat e esnafëve.

Kryetarja e Sindikatës së Gazetarëve, Tamara Çausidis thotë se është e befasuar dhe e shokuar nga vendimi i tillë.

-E presin ditën e fundit dhe të premten reagojnë duke dashur t’i zvogëlojnë ose minimizojnë reagimet. Është iluzion nëse mendojnë se nuk do të kërkojmë drejtësi për Kezharovskin. Ai është i pafajshëm dhe do të luftojmë për të deri kur ta dëshmojmë këtë. Kjo është torturim shtesë për të dhe familjen e tij. Kjo tregon se çfarë u bëhet jo vetëm gazetarëve, por njerëzve në Maqedonia- thotë Çausidis.

Asociacioni Maqedonas i Gazetarëve (AMG) gjithashtu proteston lidhur me vendimin e Prokurorisë për ta ankimuar vendimin për lirim me kusht të gazetarit Kezharovski.

“Asociacioni Maqedonas i gazetarëve (AMG) është i befasuar se sa energji jep prokuroria që të burgoset një gazetar ndërsa gjykatat ankohen për presion nga gazetarët për aktgjykim të miratuar për gazetarë gjithashtu për një tekst të shkruar. Ndërsa sistemi i gjyqësisë nga ana tjetër pret gazetarë të lirë dhe gazetari hulumtuese. Me këtë trajtim, sikur ky me kolegun Tomislav Kezharovski për tekst të shkruar, kjo nuk është e mundshme, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ankesë ndaj vendimit për lirim me kusht të Tomislav Kezharovskit sot dorëzoi Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në afatin e paraparë ligjor, prokurori kompetent publik ka shqyrtuar vendimin për lirim me kusht, e miratuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Duke konsideruar se me këtë vendim gabimisht është vërtetuar gjendja faktike në këtë rast dhe se personi i gjykuar nuk i plotëson kushtet për lirim me kusht, prokurori kompetent publik dorëzoi ankesë ndaj vendimit- thuhet në njoftim.
Avokati Filip Medarski thotë se tani ngel të pritet vendimi i gjykatës më të lartë (Gjykatës së Apelit) dhe presin rezultat pozitiv.

-Punojmë në kërkesën deri tek gjykata supreme për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të shkallës së parë dhe pres kjo të dorëzohet gjatë javën së ardhshme- tha Medarski.

Gjykata e Apelit lidhur me ankesën e Prokurorisë publike nuk ka afat deri kur duhet të përgjigjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button