Guardiola arsyetohet pas humbjes

Trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola ka pranuar se klubi i tij nuk mund t’i kontrollonte kundërsulmet me Wolfsburg, pas humbjes 4-1 të premten mbrëma.

”Ata shënuan një gol herët dhe ne nuk mund t’i kontrollonim kundërsulmet e tyre në gjysmën e parë. Ne kishim në qarkullim më shumë posedimin dhe nuk i kontrolluam dot kundërsulmet e tyre. Ne nuk duhet t’i lejonim aq hapsirë atyre”.

”Urime për Wolfsburg, ata ishin më të mirë në momentet e duhura dhe shënuan golat. Ne duhet të analizojmë se çfarë ka ndodhur këtu dhe të ecim përpara. Pas një ndërprerje gjashtë-javore, tani ne kemi nevojë për një ndeshje praktike”, tha Guardiola.

Lajme të ngjashme

Back to top button