fbpx

Vritet eksperti i armëve kimike, anëtar i ISIS

Një ekspert i armëve kimike, anëtar i Shtetit Islamik, është vrarë nga sulmet ajrore të koalicioni të udhëhequr nga Shtet e Bashkuara, ka bërë të ditur ushtria amerikane.

Sipas deklaratës së lëshuara nga Shtetet e Bashkuara, Ebu Maliku ka mbetur i vrarë pas një sulmi më 24 janar. Ai kishte shërbyer si inxhinier i armëve kimike në kohën e ish-presidentit irakian Sadam Husein, përpara se të bashkohej me Al Kaedën dhe më pas me ISIS.

“Vrasja e Ebu Malikit pritet të degradojë dhe dobësoi aftësitë e ISIS për të prodhuar dhe përdoruar armët kimike”, ka thënë ushtria amerikane.

Shpesh ka pasur raportime për përdorim të gazit të klorit, por deri tani nuk ka pasur prova se grupi ka akumuluar një sasi të konsiderueshme të armëve kimike.

Shteti Islamik kontrollon zona të mëdha në Siri, ku qeveria shkatërroi armët kimike, por jo të gjitha rezervat. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë kryer më shumë se 2 mijë sulme kundër objektivave të ISIS, duke shkatërruar pajisje ushtarake dhe duke vrarë shumë luftëtarë të grupit. Shefat ushtarak të koalicionit shpresojnë se ata mund të rimarrin qytetin kyç të Mosulit me ndihmën edhe të trupave irakiane.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close