I gjithë Gostivari nesër me Nuri Seferin

Nuri Seferi do të ketë përkrahje morale nga qytetarët e vendit ku është rritur- Gostivarit. Komuna e Gostivarit ka organizuar përcjelljen e duelit mes boksierit shqiptar dhe polakut, Krzysztof Glowacki.

“Me anë të këtij organizimi dëshirohet që t’i japim mbështetje morale boksierit nga Korita e Gostivarit në luftën historike drejt titullit Kampion Bote”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Të gjithë të interesuarit, ndeshjen mund ta përcjellin në Sallën e Kinemasë në Qendrën Tregtare CITY CENTER në Gostivar, të shtunën me 31 janar me fillim në ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button