Pa titull

Isha fjetur, gjumi ëndërr e trazuar!
Krah’fluturash të përthyera!
Petale trëndafili këputur.

Isha fjetur!
Kam parë yje qiellit që bien,
dy vetëtimat thershëm shkrepëtijnë,
në mendje gurgullimën burimit,
por kurrë ortek mizor si ty!

Dhe thellë në palcë të zemrës ndjeva,
vullkan, tërmet, rrebesh, stuhi.
Epshëm, gjakosur thonjsh mbërtheva
“Zërin e shpirtit tim”!

Dridhshëm trumcak në dorën tënde 
qarë a qeshur përpëlitem s’e di!
Hap krahët sa mundem besuar, lëshuar, shpenguar
në bukurinë e qiejve që më dhe Ti!

Rozi Merko* është regjisore në Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button