U bë dezinfektimi i shkollës ku ka mësuar vajza e vdekur

Qendra e Shëndet Publik në Shkup dje ka kryer dezinfektim parandalues në shkollën ku ka mësuar vajza 12­ vjeçare infromon “Zdravstvo 24“.

12 vjeçarja vdiq papritur dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe ka urdhëruar masë në lidhje me mbajtjen e higjienës në hapësirat e punës, mbajtje të higjienës së duarve, deri në marrje të disa informacioneve më të hollësishme për shkaqet e vdekjes. Në vijim është dezinfektimi edhe në Klinikën për sëmundje infektive. liljana Llazarevska nga Qendra për shëndet publik Shkup sot deklaroi se është konstatuar se ditën e fundit kur 12­vjeçarja ka vizituar mësimin është 23 janari. Theksoi se edhe motra e vajzës së vdekur e cila është në klasën e pestë ka munguar nga shkolla më 23 janar. “Nuk ka vend për panik. Fëmijë tjetër me simptoma të njëjta nuk ka. Mungesë të rritur të nxënësve nuk ka që është zakonisht për këtë periudhë të vitit edhe për vitet e kaluara. Krahas shkollës Qendra për shëndet publik Shkup ka kontaktuar me mjekun amë ku fëmija është paraqitur në kontroll edhe me Klinikën për sëmundje infektive ku ka pasur ekspertizë në historinë e sëmundjes”, theksoi Llazarevska.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se për dyshimet në lidhje me diagnozën nuk mund të thotë asgjë, do të ishte në nivel të spekulimeve.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shkollat mir jan shihni si jan spitalet ne mjerim kompjuter doktori ne fb poker i like ban pacienti pret te dera

Back to top button