Komiteti i Helsinkit: Urrjetja shkaktohet nga mosdija

Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga Maqedonia dhe Franca, në aksion të përbashkët kundër veprave të nxitura nga urrejtja. Ndonëse në Maqedoni jetojnë bashkësi të ndryshme, ne nuk jetojmë së bashku por ndaras, shprehen të rinjtë që morën pjesë në seminaret franko-maqedonase të organizuara nga Komiteti i Helsinkit dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe Paqe nga Normandia e Poshtme.

“Konsideroj se krimet nga urrejtja ndodhin pasi ne nuk dimë shumë gjëra për njëri-tjetrin. Mosdija e tillë na frikëson. Për shkak të kësaj, tek ne krijohet ndjenja e mbrojtjes nga kundërshtari, edhe pse nuk jemi kundërshtarë por miq dhe të gjithë së bashku jemi qytetarë të këtij shteti”, tha Lea Ogjanovska, pjesëmarrës nga Maqedonia.

“Diversitetet nuk duhet t’i shikojmë si diçka e keqe, por si fuqi, si diçka që na bashkon”, u shpreh Kapusin, pjesëmarrës nga Franca.

Komunikimi ndërmjet organizatave ishte iniciuar nga numri në rritje i veprave të nxitura nga urrejtja.

“Për shkak të shqetësimit tonë, për nivelin në rritje të veprave të nxitura nga urrejtja mes të rinjve, si në Francë ashtu edhe në Maqedoni, ne vendosëm mbajtjen e një aksioni të përbashkët mes të rinjve”, theksoi Jasmina Gollubovska, Komiteti i Helsinkit.

Si rast aktual për vepra të nxitura nga urrejtja në Francë u përmendën sulmet terroriste mbi gazetën “Charli Hebdo”. Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, fakti që qeveria e Maqedonisë nuk ka dërguar përfaqësues të saj në marshin për paqe në Paris, flet për lirinë e shprehjes në vend.

“Nuk jam e befasuar duke marrë parasysh lirinë e fjalës në Maqedoni”, u shpreh Sara Barnier Liroj, Instituti i Drejtave të Njeriut dhe Paqes nga Normandia e Poshtme .

Sipas konstatimeve, arsyet për krimet e kryera nga urrejtja janë të njëjta kudo; dhe vijnë si pasojë e mungesës së tolerancës.

Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe Paqes nga Kaen dhe Fondacioni i Maqedonisë “Metamorfozisë” përpiluan doracak për të punuar me të rinjtë të quajtur “Liri e shprehjes dhe privatësia në erën e digjitalizimit” në kuadër të programit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Poshtme.

Doracaku është përpiluar në frëngjisht dhe maqedonisht dhe është dorëzuar tek disa nga shkollat dhe i njëjti do të shërbejë si parandalim nga gjuha e urrejtjes në internet dhe mbrojtje të privatësisë në internet.

Lajme të ngjashme

Back to top button