LSDM: Ligji për honorarët dëm i madh për qytetarët

LSDM sot kërkoi tërheqje të Ligjit për honorarët dhe kontratat autoriale sepse sipas parrtisë implementimi tij shkakton një sërë paqartësish.

Kryetarja e Komisionit partiak për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska tha se qytetarët jo vetëm që do të duhet të paguajnë 37 për qind nga honorari, por edhe do të mbeten pa paratë tjera.

“Agjencitë që duhet ta bëjnë pagesën, nuk kanë drejtime të qartë nga institucionet komptente për procedurën për pagesë dhe për këtë nuk paguajnë honorare mbi këtë vlerë. Qytetarët të cilët me nder fitojnë për një copë bukë, jo vetëm që duhet të lënë nga 37 për qind nga honorari i tyre në Buxhetin në bazë të sigurimit shëndetësor dhe pensional, por nuk munden edhe ta marrin pjesën tjetër nga paratë për muajin janar”, tha Carovska.

Ajo theksoi se kanë informacione se një pjesë e punëdhënësve do t’i zvogëlojnë honoraret nën rrogën minimale, që t’i mos i presin llogaritë e institucioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button