Korrupsioni lulëzon në vendet e Ballkanit

Korrupsioni mbetet problem i madh për vendet e Evropës Juglindore, tregojnë rezultatet e hulumtimit për “Raport rajonal të antikorrupsionit: Vlerësimi i korrupsionit dhe antikorrupsionit në Evropën Juglindore”, i cili të premten u promovua në Shkup. Në raport në të cilin janë përfshirë nëntë vende dhe atë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi, qëndron se Maqedonia është një nga tre vendet e rajonit në të cilën qytetarët më së shumti i janë nënshtruar korrupsionit përkatësisht do të japin dhe marrin ryshfet kurdo që të kenë nevojë për atë. “Korrupsioni është më i pranueshëm për qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Edhe pse një numër i madh i qytetarëve në Maqedoni përkatësisht 61 për qind janë të vetëdijshëm për format e ndryshme të korrupsionit megjithatë, së bashku me qytetarët e Kosovës janë në fund të kësaj çështje në krahasim me vendet e tjera të rajonit, potencohet në raport”, tha Emina Nuredinovski nga Qendra ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkombëtar (QNBN) në prezantimin e sotëm të raportit.

Sipas mendimit të qytetarëve tregon raporti, Maqedonia së bashku me Shqipërinë nënvizoi ajo, është më pak e suksesshme në krahasim me vendet e rajonit, në ballafaqimin përkatësisht zbatimin e politikave për luftë kundër korrupsionit. “Maqedonia menjëherë pas Malit të Zi është në majën e shfrytëzuesve të mjeteve të BE-së të destinuara për antikorrupsion për kokë banori në periudhën e vitit 2007 deri në vitin 2012. Krahas asaj BE-ja në të gjitha raportet për përparimin e Republikës së Maqedonisë e potencon vlerën e qeverisjes të së drejtës dhe rrënjësisht i ndjek gjendjet me korrupsionin në shumë fusha”, tha Nuredinovski në prezantimin e raportit. Sipas ushtruesit të detyrës ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Bart Patni, raport konfirmon se edhe krahas kornizës juridike adekuate, zbatimi i ligjeve edhe më tutje mbetet problem në Maqedoni i cili duhet të zgjidhet. “Mbetet mjaft të bëhet për transparencën, integritetin, konfliktin e interesave, etikën dhe zbatimin, si dhe për mbrojtjen e atyre të cilët do t’i japin informatat. Qeveria duhet ta tregojë vullnetin e nevojshëm politik dhe t’i përforcojë dhe nxitë ato të cilët luftojnë për raport me shkrim dhe transparencë me instrumentet e vërteta”, tha Patni. Martin Klauke, udhëheqës për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së theksoi se korrupsioni mbetet problem serioz për këtë rajon.

Referuar raportit të publikuar, 45 % e qytetarëve të anketuar në Maqedoni pranojnë se kanë thënë se janë korruptuar përmes formave të ndryshme, ndërsa përqindje më të lartë nga 9 shtete kanë vetëm Mali i Zi dhe Shqipëria me 47% dhe 51% , ndërsa përqindjen më të ulët e ka Kroacia me 23 % dhe Bosnja dhe Hercegovina me 19 %. Ndërsa bazuar në pyetjen se sa kanë pranuar të korruptohen nën ushtrimin e presionit, Maqedonia del e dyta krahas Shqipërisë me 21 % të të anketuarve.

Lajme të ngjashme

Back to top button