fbpx

Johnny Depp martohet fundjavën e ardhshme

Johnny Depp do të martohet me të fejuarën e tij Amber Heard në 7-8 shkurt. Sipas ‘New York Post’, aktorët e famshëm do të shkëmbejnë unazat në ishullin privat të Depp-it në Bahamas, në praninë e vetëm 50 të ftuarve.

Të ftuarit do të akomodohen në jahtin luksoz të aktorit gjatë fundjavës së festimeve.

Cifti hollivudian ka 13 muaj fejesë.

Johnny Depp dhe Amber Heard janë njohur në sheshxhirimin e filmit ‘The Rum Diary’, në vitin 2011./ TCH

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close