Ahmeti u drejtohet veteranëve: Kini mirëkuptim

Kabineti i Kryetarit të BDI-së ka kërkuar nga veteranët e UÇK-së që të shtyjnë takimin e paracaktuar për nesër, për një ditë tjetër. Siç mësohet, takimi nuk do të anulohet, por thjesht do të shtyhet për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të kreut të BDI-së Ali Ahmetit.

Kabineti shpreson që kërkesa të gjejë në mirëkuptimin e veteranëve dhe takimi të zhvillohet një ditë tjetër, që do të caktohet në mënyrë shtesë nga të dyja palët. Mësohet se Ahmeti vijon rehabilitimin e tij në shtëpi, pas aksidentit ku u përfshi 10 ditë më parë, dhe se nuk ka filluar ende me aktivitetet partiake

Lajme të ngjashme

Back to top button