fbpx

Bora e madhe mbyll aeroportin e Bratisllavës

Aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin e Sllovakisë është mbyllur për shkak të borës së madhe që ka rënë.

Veronika Sevcikova, zëdhënësja e aeroportit të Bratisllavës, tha se të gjitha fluturimet që do të niseshin nga aeroporti janë anuluar, ndërsa ato që po vinin në drejtim të tij janë transferuar në aeroportet e Austrisë dhe Hungarisë.

Ajo tha se nuk është e qartë se kur mund të rihapet aeroporti. Bora ka shkaktuar bllokim të trafikut dhe shumë rrugë u mbyllën nëpër gjithë shtetin./rel/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close