Shkëndija e nisi me fitore në Antali

Shkëndija ka shënuar fitore të sigurt 3:0 në takimin e parë kontrollues në Antali, duke qenë më e suksesshme se kampioni i Turkmenistanit, Altyn Asyr.
Bojan Vruçina në minutën e 9-të shënoi për 1:0, në të 41 Annaorazov shënoi autogol pasi Zhunior asistoi në zonë, ndërsa në minutën e 51 Jufo vendos rezultatin final 3:0.

Vlen të ceket se në minutën e 58-të Marko Jovanovski priti penalti.

KF Shkëndija: Jovanovski (Kandikijan 60’), Adili (Mitrov 46’), Berisha (Totre 80’), Vukçeviç (Abdulla 46’), Demiri (Asani 55’), Useini (Bojku 46’), Pollozhani (c) (Selmani 46’), Alimi (Juffo 46’), Junior (Asani 55’), Vruçina (Imeri 46’), Idrissou (Kirovski 46’).
Trajner: Ardian Kozniku

KF Altyn Asyr: Geldiyev, Choliyev, Charyyev, Orazyyev, Hojaberdyev, Durdyyev Do., Gedlyyev, Rahimov, Nurmyradov, Astanov, Durdyyev Di.
Trajner: Yazgulyi Hojageldiyev

Lajme të ngjashme

Back to top button