Kiev: Përleshje të rënda midis tifozëve të futbollit

Tifozë anglezë dhe ukrainas të futbollit janë përleshur rëndë në Kiev. Tre shtetas britanikë janë shtruar në spital.

Policia ka thënë se lufta ka nisur pasi dy palët kanë shkëmbyer ofendime në një kafene.

Disa nga sulmuesit thuhet se kanë pasur thika.

Incidenti ka ndodhur para një loje të rëndësishme midis Ukrainës dhe Anglisë.

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës më 2014 do të zhvillohet të martën.

Anglia kryeson Grupin H me 15 pikë, përpara Malit të Zi me diferencë të golave. Ukraina qëndron e treta me 14 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button