“Thirrjet e Nënave”: Nuk marrim pjesë në protestat e dhunshme

Aktet e fundit të dhunës së shfaqur në protestën kundër ministrit Jabllanoviq kanë qenë akte të tmerrshme dhe të dhimbshme për nënat të cilat humbën familjarët e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nystrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se aktet e dhunës që janë parë të martën në sheshin e Prishtinës I ngjanin viteve të luftës.

“ Ajo ka qenë një protestë e tmerrshme e dhimbshme. Ne këtë dhunë e kemi përjetu gjatë luftës. Na I kanë rreh fmitë. Po tash fmit tan me e rreh policinë e Kosovës e kta të fundit me I rreh fmitë tanë kjo osht e tmerrshme”, ka thënë Kumnova.

Ajo përsëriti se shoqta “Thirrjet e Nënave”, nuk do të jenë pjesëmarrëse në protestën e paralajmëruar për ditën e mërkurë.

“Nuk do të marirm pjesë. Jemi duke I shqyrtu planifikimet tona me familjarët. Edhe zonjës Berisha i bëjëmë thirje që most ë dali në protëstë”, ka shtuar Kumnova.

Ajo u shpreh se thirja e tyre për shkarkim të ministrit Jabllanoviq ëhstë e njejtë dhe se vetëm shkarkimi I tij është rrugdalja për dalje nga situata.

E për shkarkim të Jabllanoviqit partitë polivike në Kosovë kanë thirur protest të mërkurën në ora 12:00 në sheshin e Prishtinës.

Kjo është hera e tretë brenda një jave që kosovarët protestojnë për shkarkim të Jabllanoviqit./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button