Kush po i përkund shqiptarët?!

Nuk është se nuk duket jo, shumë ashiqare vërehet se nuk i kemi syte çel.

Shumë kollaj është të ulesh për pak çaste e të analizosh gjendjen e shqipeve dhe ta kuptosh se me të vërtetë janë në një gjumë të thellë. A thu ky pasivitet është pasojë e ndarjes kombëtare? Ne që jemi jashtë kufijve të mëmëdheut (Shqipërisë) kthejmë kokën andej për të parë se mos aty ndodhet drita jeshile, por jo…ato ende po luftojnë mes ngjyrës së kuqe dhe të kaltërt për të gjetur për vete atë dritë jeshile që na mungon të gjithve.

Po Kosova?! E Kosova djepin e gjumit e ka djep ndërkombëtar. Sikur këto ditë popullata deshi të ngrihet nga gjumi, por jo..nuk u çuan, ishin ”jerm”.

Përveç shqipeve të Shqiprisë e Kosovës edhe ne të Maqedonisë në gjum jemi po.

Gjumë të rëndë bile, ama se kush i ka fajët se dimë, a ne që e kemi gjumin e rënd a ato që po na përkundin dinë me përkund mirë.

Si duket gjithë në gjumë jemi. A ka more dikush që nuk flen?! Ka,ka. ATO QË PO NA PËRKUNDIN ME SIGURI NUK FLEJN!

Lajme të ngjashme

Back to top button