Rita Ora si modele në “New York Fashion Week” (FOTO)

Ajo tanimë është një këngëtare me famë botërore dhe mjaft e suksesshme, rikujton portali Shqiptarja, duke shtuar se atë shpeshherë e kemi parë të fotografohet përkrah emrave më të mëdhenj të Hollywodit.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare nga Kosova, Rita Ora, e cila e ka provuar veten dhe aftësitë e saj edhe në fushën e modës.

E përzgjedhur si imazh i vjeshtës të mbretëreshës së popit, Madonna, Rita ka pozuar në shfaqjen e modës “New York Fashion Week”, ku ka bërë një paraqitje mjaft të mirë, transmeton koha.net.

Pas shfaqjes Rita është parë me një veshje të veçantë të viteve të ’90-ta, me të cilën ka tërhequr vëmendjen e fotoreporterëve.  

Lajme të ngjashme

Back to top button