Javën tjetër zgjidhet guvernatori i Bankës Shqiptare

Pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve verën e vitit 2014, Banka e Shqipërisë është pa guvernator.

Emri i Genti Sejkos është propozuar nga presidenti Bujar Nishani dhe duket se ka gjetur edhe konsensusin e të gjitha palëve për të qenë guvernator i ri i saj.
Sot ai është prezantuar para Komisionit të Ekonomisë, ku ka shpalosur objektivat e tij dhe iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Komisionit. Të enjten e ardhshme, emri i tij do të kalojë në seancë plenare për t’u votuar nga Kuvendi.

Presidenti Bujar Nishani dekretoi në fillim të muajit dhjetor për kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon.

Presidenti sqaronte se emri i Gent Sejkos doli përmes një procesi transparent që kreu i shtetit hapi në një konkurs. Ai thotë se para se të vendoste ka kryer disa takime me krerët e lartë të shtetit dhe të opozitës.

Lajme të ngjashme

Back to top button