Qyteti i Shkupit sot diskuton për transport publik falas të studentëve?

Transport publik falas për studentët pritet të propozojnë sot këshilltarët opozitarë në Qytetin e Shkupit.

Sipas iniciativës, e cila duhet të shqyrtohet sot, propozohet që të gjithë studentët që janë të regjistruar si të rregullt nëpër të gjitha universitetet shtetërore dhe private të vendit, të mund të shfrytëzojnë falas autobusët e qytetit edhe atë nga data 1 tetor deri më 30 qershor, kur edhe përfundon viti akademik.

Propozohet gjithashtu që studentët të kenë mundësi të shfrytëzojnë këtë të drejtë nga e hëna në të shtune, edhe atë prej ores 8 deri më orën 21.

Mjetet për këtë duhet ti ndajë qytetit i Shkupit.

Disa vite me radhë nxënësit e shkollave të mesme transportin publik e shfrytëzojnë falas, ndërsa nga viti i kaluar, pensionistët me vendim të Qytetit të Shkupit, këtë të drejtë e kanë dy herë në javë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button