fbpx

Shkupi përforcon mbrojtjen me Kenan Vatiçin

Skuadra kampione e Ligës së Dytë, FC Shkupi ka vazhduar me stërvitjet e rregullta në kuadër të përgatitjeve dimërore, por nga ana tjetër në skuadër ka ardhur dhe një përforcim tjetër.

Së fundmi pjesë e bardhekaltërve është bërë Kenan Vatiç, i cili ishte futbollist i Metalurgut, por i huazuar te skuadra Lokomotiva.

Shkupjani 22 vjeçar që në moshën 17 vjeçare kishte kontratë profesionale me ekipin e Ligës së Parë Metalurgu, duke luajtur një kohë të gjatë me këtë skuadër edhe në rangun me të lartë, por që më pas të huazohet për në Ligën e Dytë.

“Jam shumë i kënaqur që kam ardhur në një mes siq është ky te skuadra e Shkupit. Falënderoj të gjithë për pritjen që më kanë bërë dhe këtu varte ndjehem si në familjen time. Kam ardhur në një ekip me të cilin do të shkruajmë historinë, klub i cili ka një të kaluar të lavdishme dhe një publikë të respektuar edhe jashtë Maqedonisë”, ka thënë Vatiç, i cili luan në pozitën mbrojtës i djathtë.

Kryetari i FC Shkupi Ejup Ademi ka thënë se me Kenan Vatiç Shkupi ka plotësuar të gjitha kërkesat e stafit teknik me në krye Zekerija Ramadanin.

“Ne mendojmë se tani jemi të kompletuar dhe kemi plotësuar të gjitha kërkesat e skuadrës. Besoj me përforcimet që kemi bërë i kemi sjellë një fryme të re skuadrës, pasi që të gjithë janë të gjeneratave të reja dhe ka një perspektivë të madhe për ta”, tha Ademi.

Kenan Vatic - Ejup Ademi
Kenan Vatic – Ejup Ademi

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me stërvitje intensive dhe tani pas miqësores së parë që e fitoi ndaj Trepçës ’89 (1:0), ekipi po planifikon që të siguroj dhe kontrolluese të tjera.

Skuadra të shtunën (31.01.2015) me fillim në orën 12:00 do të luajë në Gjorçe Petrov kontrolluese me Makedonija Gj.P. ndërsa me 7 shkurt tani më është vendosur për kontrolluese kundër Vëllazërimit, ndeshje kjo që do të luhet në Strugë. Gjithashtu klubi është në bisedime që të aranzhojë edhe një miqësore me ekipin e Renovës, që deri më tani ende nuk është konfirmuar. Shkupi deri tani ka marrë si përforcime Ersen Asanin nga Renova dhe Miran Maksutin nga Drita.

Skuadra nga Çairi do të vazhdojë qëndrimin në Shkup deri me 3 shkurt, kur atë ditë do të nisen në Ohër, për të vazhduar përgatitjet për 10 ditë (13.02.2015). / Portalb /

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close