fbpx

Raport vjetor i NATO-s: Anëtarësimi i Maqedonisë pasi të zgjidhet çështja për emrin

Aleanca Veriatlantike dërgoi edhe një mesazh se Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s, pasi që ta zgjidhë kontestin e imponuar për emrin me Greqinë. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, sot në selinë e NATO-s në Bruksel e prezantoi raportin vjetor për vitin 2014, ku lidhur me politikën e “dyerve të hapura”, sërish është theksuar pengesa dhe kushti i vetëm për hyrje të Maqedonisë në organizatën më të madhe ushtarako-politike në botë.

Në kapitullin  e titulluar “derë e hapur”, në raportin për vitin e kaluar të Aleancës thuhet se katër vende-partnere kanë aspirata për anëtarësim në NATO: Bosnjë e Hercegovina, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë. Madje, thuhet se në Samitin në Uells, lidererët e NATO-s janë dakorduar të fillojnë periudhë të “bisedimeve të intensifikuara dhe të përqendruara” me Malin e Zi për zgjidhje të çështjeve të tjera lidhur me aspiratat e vendit për anëtarësim dhe se progresi i këtij vendi do të vlerësohet më së voni deri në fund të vitit 2015 me qëllim që të miratohet vendim nëse të dërgohet ftesë për hyrje në Aleancë.

“Ftesë deri te Republika e Maqedonisë do të dërgohet pasi që të arrihet zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë për çështjen për emrin në kuadër të Kombeve të Bashkuara” që për të satën herë me radhë dërgohet i njëjti mesazh nga organizata më e madhe ushtarako-politike deri te vendi ynë lidhur me realizimin e  anëtarësimit, i cili sipas kritereve, Maqedonia e meriton nga viti 2008.

Për Gjeorgjinë, madje, thuhet se liderët e NATO-s janë dakorduar që të zhvillohet pako e madhe e masave për të ndihmuar vendin në përgatitjen e anëtarësimit në NATO, ndërsa nga Bosnjë e Hercegovina kërkohet vazhdim i reformave me qëllim të përmbushjes së standardeve të NATO-s, përmes regjistrimit të pronës së patundshme mbrojtëse si pronë shtetërore e kësaj ish-republike jugosllave.

Lidhur me temat e tjera Stoltenberg në pjesën më të madhe të raportit e vlerësoi krizën në Ukrainë dhe ndikimin e Federatës Ruse të gjendjeve në terren në këtë shtet, si dhe sfida e quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL).

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close