fbpx

Qyteti i Shkupit mobilizon ekipet për tu ballafaquar me motin e keq

Qyteti i Shkupit dhe Këshilli për siguri dhe shpëtim theksuan sot se janë të gatshëm të ballafaqohen me pasojat e motit të keq që paralajmërohet për ditët e ardhshme.

Sipas rekomandimeve të qeverisë janë mobilizuar ekipe nga të gjitha ndërmarrjet komunale të qytetit për parandalimin e dëmeve nga reshjet e  paralajmëruara.

Nga qyteti i Shkupit informojnë Shtabi disponon me 50 mijë thes me rërë, kamion, ekskavator dhe mjete të tjera ndihmëse, nëse gjendja në teren përkeqësohet atëherë do të angazhohen edhe mekanizma shtesë.

Ekipet e mobilizuara të qytetit të Shkupit do të bëjnë kujdestari në të gjitha urat e lumit Vardar nga ku do të vëzhgohet niveli i ujit. Nga qyteti i Shkupit njoftojnë qytetarët të cilët mund të kenë nevojë për ndihmë të paraqiten në telefonin kujdestarë 195.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close