Kompanitë nesër kanë afatin e fundit për vendosjen e aparateve të reja fiskale

Obliguesit tatimor nesër kanë afatin e fundit për vendosjen e aparateve të reja fiskale që lidhen në mënyrë elektronike me Drejtorinë për të Ardhura Publike.

Nga Drejtoria për të Ardhura Publike kanë apeluar deri te kompanitë që të mos presin momentin e fundit për kryerjen e obligimit të tyre ligjor. Në të kundërtën mund të ballafaqohen me dënime prej 750 dhe 3250 euro dhe me mbyllje njëmujore të objektit.

Përfaqësuesit e biznesit në përgjithësi përshëndesin vendosjen e sistemit GPRS në arkat fiskale si masë kundër ekonomisë informale, por megjithatë kërkojnë eliminimin e problemeve që paraqiten në teren gjatë përdorimit të tyre.

“Në përgjithësi nuk ka probleme më të mëdha me vendosjen e këtij sistemi me përjashtim të dukurive që gjatë përdorimit do të duhet të përmirësohen. Janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohet anëtarësia e jonë gjatë vendosjes së arkave fiskale me GPRS. Në radhë të parë kemi probleme me bizneset që punojnë me dy ndërrime, për shembull prej orës 8 deri në orën 12 dhe prej orës 14 deri në orën 21, ndërsa aparati fiskal me GPRS punon 12 orë . Problem tjetër është se në kohët të përdorimit të madh të internetit në Maqedoni sërish ka rajone ku nuk funksionon si duhet qasja në internet dhe nuk janë të lidhura si duhet me të.  Gjithsesi se mbetet problemi i vjetër në Maqedoni që punët të kryhen në moment të fundit”, thotë kryetari i Konfederatës së biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov.

Një pjesë e madhe e kompanive kanë përfunduar obligimin e tyre ligjor, por akoma ka të tilla që nuk janë pajisur me sistemin e ri të arkave fiskale. Nga prodhuesit e autorizuar thonë se sërish vërehet shprehia e vjetër në Maqedoni që obligimet të përfundohen në moment të fundit.

Tollovi të ngjashme para kompanive të autorizuara për vendosjen sistemeve fiskale u shënuan edhe para disa viteve kur u vendosën arkat fiskale që shënojnë blerjen e prodhimeve të Maqedonisë. “Ditët e fundit shënohet interesimi shumë i madh i mijërave të interesuarve që të vendosin sistemin GPRS në arkat fiskale. Kemi radhë të gjatë të bizneseve ku fizikisht nuk arrijmë që t’i shërbejmë për një kohë të shkurtër pasi nuk bëhet fjalë vetëm procedurën prej disa minutash, por kemi të bëjmë edhe me trajnimin e tyre për mënyrën e përdorimit të sistemit të ri që e caktojmë për disa ditë më vonë. Pra e tërë procedura e instalimit e këtij sistemi nuk është edhe aq e thjeshtë ”, thonë në përfaqësinë e kompanisë Dejvid Kompjuters në Tetovë.

Nga DAP kanë apeluar deri te bizneset që të mos presin pesë minuta para dymbëdhjetë që të kryejnë obligimin e tyre ligjor. “Të gjithë firmat që kryejnë qarkullimin e shërbimeve dhe të mirave për të cilat pagesa kryhet me para të gatshme, që deri tani nuk kanë filluar me procedurën për vendosjen e arkave fiskale me GPRS te ndonjë nga prodhuesit e autorizuar, kanë afat edhe pesë ditë deri në skadimin e afatit përfundimtar-31 janar, të plotësojnë obligimin ligjor. Sipas të dhënave të fundit, 38.565 arka fiskale me aparat GPRS janë regjistruar me sukses dhe janë lidhur me sistemin e ri të DAP-it për ndjekjen onlajn të pagesave me para të gatshme. Pas skadimit të afatit, obliguesit tatimor që nuk kanë vendosur dhe nuk shfrytëzojnë sistem fiskal me GPRS do të ballafaqohen me dënime që lëvizin prej 750 euro për persona fizik(tregtarë-individ), dhe 3.250 euro për persona juridik, si dhe masë të përkohshme për ndalesën e kryerjes së veprimtarisë në objekt në afat prej 30 ditësh”, thonë në Drejtorinë për të Ardhura Publike.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button