Deputetët kapen në rrenë: Shpenzimet rrugore janë për një vit

Deputetja Silvana Boneva, në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka akuzuar që nuk është e vërtetë se shpenzimet për të cilat ka shkruar magazina on-line “Inbox 7″ janë  për një vit, por për dy vite.

Silvana-Boneva

Nga dokumentet shihet qartë se të gjitha shpenzimet janë paguar për 11 muajt e parë të vitit 2014. Një pjesë e këtyre shpenzimeve janë bërë në vitin 2013 (nga muaji maj deri në muajin dhjetor të vitit 2013, kurse janë paguar në vitin 2014). Në këtë llogaritje si shpenzime janë futur edhe shpenzimet e udhëtimit nga muaji janar deri në muajin shtator të vitit 2014.

Formula sipas së cilës llogariten shpenzimet është 30% të çmimit për një litër benzinë për çdo kilometër të kaluar. Ndryshe, të drejtën e pagesës së shpenzimeve të udhëtimit e kanë 66 deputetë të Kuvendit.

Në shikim të parë fillimisht del se shpenzimet për të cilat kemi shkruar janë për 15 muaj. Por, këtu duhet të përmendim se më 5 mars 2014 përbërja e Parlamentit është vetë- shpërndarë, ndërsa përbërja e re e Parlamentit është konstituuar më 12 maj 2014. Kjo është një periudhë prej dy muaj e gjysmë. Kur kësaj do t’i shtohet edhe pushimit nga 3 javë apo 42 ditë gjatë vitit 2013 dhe 2014, rezulton se shpenzimet e udhëtimit të deputetëve në hulumtimin e “Inbox 7″ janë për një vit.

Për shkak të interesimit të madh, por për të mos pasur dyshime dhe konfuzione, në dispozicion të publikut i vendosim dokumentet që janë të rëndësishme për këtë hulumtim:

  1.      Aleksandar Nikolloski;
    2. Roza Topuzova-Karevska;
    3. Ramiz Merko;
    4. Antonio Milloshoski;
    5. Ilija Dimovski;
    6. Dragan Cuklev;
    7. Ana Lashkoska;
    8. Silvana Boneva;
    9. Slave Goshev;
    10. Liljana Kuzmanovska;
    11. Zoran Iliovski;

Lajme të ngjashme

Back to top button