fbpx

Këshilla bukurie të domosdoshme për çdo femër

Janë te shumte problemet me te cilat femrat duhet te përballen, zbuloni disa këshilla bukurie bio te domosdoshme lëkurën, flokët etj.

1- Kastraveci për qeskat e syve
Para se te mendoni si te mbuloni qeskat e syve me make up është mire te dini se kastraveci është një aleat i madh kundër tyre. priteni ne feta te holla dhe mbështeteni mbi sy për ti dhënë jete shikimit dhe për te minimizuar shenjat e qeskave te syve.

2- Aloe vera për duar te ashpra
Nëse vuani nga duart e ashpra sidomos ne dimër aloe vera është një zgjidhje shume e mire. Mund ta keni ne xhel dhe ta aplikoni ne duar për një veprim me efikas mund ta mbani gjate natës.

3- Vaj i Arganit për te zbutur buzët
Ju ka mbaruar balsami i buzëve qe preferoni? Ju vjen ne ndihme vaji i Arganit fal veprimit te tij ushqyes dhe qetësues buzët do te hidratohen për një kohe te gjate.

4- Scrub për lëkurën me kakao
Ajo qe ju shërben për te krijuar një scrub bio është pluhuri i kakaos dhe sheqeri. Përziejini te dy përbërësit duke i holluar pak me vaj misri. Aplikojeni ne trup duke bere një masazhim te lehte ne mënyre rrethore për disa minuta me pas shpëlahuni.

5- Dhembe te bardhe me sodën e bukës dhe limonin
Kush nuk dëshiron te ketë dhembe te bardhe? Përdorni PAK sode buke dhe jo shumë shpesh. Vetëm një luge sode buke me disa pika limon aplikojeni ne dhembe dhe fërkojini me furçe. Me pas shpëlani dhembet si zakonisht dhe vështroni buzëqeshjen ne pasqyre do te jete me e bardhe  dhe me e shkëlqyeshme.

6- Aceto molle për te luftuar zbokthin
Ideale për ato qe kane probleme me zbokthin është përgatitja e një maske me baze aceto molle dhe ujë, përdorini te dy përbërësit për te masazhuar rrënjën e flokëve dhe lëkurën e kokës mbështillini flokët me një peshqir dhe lëreni ne qetësi për te gjithë natën.

7- Flokë me te ushqyer me vaj bajame
Një aleat i madh për flokët e thate dhe te dëmtuar është dhe vaji i bajames, shkrini ne banjëmari pak mjaltë për ta përzier me vajin e bajameve te ëmbla. Këtë përbërje aplikojeni ne koke dhe lëreni ne qetësi për te paktën një ore me pas shpëlani kokën si zakonisht.

8- Nenexhiku
Për te përmirësuar gjendjen e flokëve me yndyre duke larguar sebon e tepërt provoni te shtypni disa gjethe nenexhik dhe ti zieni ne një ene me pas lëreni përbërjen te ftohet dhe hidhini 2 luge aceto. Masazhoni flokët me këtë përbërje pasi ti keni lare, pas maskës vazhdoni dhe me një larje tjetër.

9- Maske me sallate jeshile për lëkurë te thate
Zieni disa gjethe sallate jeshile ne pak ujë. Shtoni një te verdhe veze dhe  pak miell bajamesh. Aplikojeni maskën ne fytyre dhe mbajeni ne qetësi për 15 minuta me pas shpëlajeni me ujë te vaket do te keni një lëkurë te hidratuar dhe kompakte.

10- Tea Tree Oil për te ndihmuar lëkurën e yndyrshme dhe me akne
Tea Tree Oil është shume i mire kundër puçrrave aplikojeni ne gjendjen e tij te pastër për disa minuta ne zonat qe ju intereson dhe me pas shpëlajeni mire. Për një veprim me pak agresiv bashkoni disa pika nga kremi juaj hidratant. Ky vaj esencial redukton përmasat e puçrrave.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close