Disa kongresmenë amerikan kërkojnë pranim të Maqedonisë në NATO

Gjithsej 14 kongresmenë amerikanë u ndalën pas rezolutës së parashtruar nga Kendis Miler nga Miçigeni, me të cilën jepet përkrahje për kërkesën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe kërkohet nga administrata e presidentit Barak Obama të punojë me Greqinë dhe anëtarët tjerë të NATO-s, të ndalet bllokimi i integrimeve të Maqedonisë për shkak të kontesteve bilaterale.

Rezoluta e Milerit,  e cila e udhëheq grupin për miqësi me Maqedoninë në Kongresin amerikan, e përkrahën edhe kongresmenë të cilët janë me ndikim në  formimin e politikës së jashtme  të SHBA-së, si Kristofer Smith, Majkëll Tarner, Adam Kinxinger, dhe Ted Po, si dhe përkrahësit tradicional të Maqedonisë në Kongresin, si Bill Paskrell. Rezoluta i referohet  përkrahjes afatgjate të cilën SHBA-ja ia ka dhënë Maqedonisë, si dhe përkrahjes së Maqedonisë në misionet ndërkombëtare, të inicuara nga SHBA-ja, pranimi i refugjatëve nga Kosova në vitin 1999, deklarata për partneritet strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë dhe reformat e përfunduara paradokohe, të nevojshme për anëtarësim në NATO.

Lajme të ngjashme

Back to top button