KACAFYTJA E GJELAVE NË  PARLAMENT

Partitë shqiptare janë shndërruar në një klub që kacafyten si gjela për të bërë një shou spektakolar në opinion. Jotoleranca, hipokrizia, primitivizmi dhe skena e llahtarshme, rrahja e deputeteve në parlament ishte një kacafytje gjelash për poste dhe interesa personale. Më kujtohet një  frazë e presidentit amerikan Theodor Rousvelt “Kuzhinierëve të  cilëve u vjen vapë  në kuzhine, duhet të  largohen menjëherë”. Atëherë  kur udhëheqësit politik janë të  dhënë  pas posteve, pasurisë, pakënaqësia dhe indinjata në popull ritet dhe kthehet në një apati politike dhe mosbesim ndaj liderëve dhe përfaqësuesve të tyre. Ata humbasin kredibilitetin dhe legjimitetin ndaj popullit qe i ka zgjedhur si përfaqësues legjitim. Objektiva e liderëve dhe politikaneve është qe ta çojnë  përpara mirëqenien e popullit, te mbrojnë interesat dhe vlerat kyçe dhe të larmishme për mbrojtjen e kauzës së drejte dhe aspiratave me besnikëri. Këta janë liderët dhe prijësit që duan popullin e tyre si shpirtin e tyre.

Dy partitë që janë të armiqësuara të shtrijnë dorën e pajtimit

Vizioni i një politike realiste është që dy partitë shqiptare të bien  në ujdi, të flasin me nje zë, të  përdorin kapitalin dhe të veprojnë me largpamësi. Nevojitet një perspektive dhe një vizion konstruktiv. Pa kompromis ta shfrytëzojnë ketë shansë të arsyes në rrafshin politik aty ku nevoja ndeshet me shansin. Filozofi austriak Karl Doper shkruan :” Përgjegjësia e burrështetasve dhe liderëve nuk mbaron me dorëheqjen ose me vdekjen e tyre”. Pasi Marrëveshja e Ohrit pësoj fiasko dhe debakël, atëherë, dy partitë shqiptare duhet zgjedhur mjete dhe mekanizma tjerë – arritja e një  konsensusi dhe koncepti i një strategjie politike. Një opsion do të ishte që dy partitë shqiptare të  dalin me një projekt të përbashkët. Si opsion i dy partive shqiptare projekti dhe kërkesa e një plani të ashtuquajtur “Plani B” ta shtrojnë në tavolinë që do të ishte legjitime sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare. Në qoftë se nuk do të arrihej nëpërmjet bisedimeve me palën maqedonase, atëherë duhej bërë  rezistencë për hir të vlerave dhe të drejtave universale.

  • Bojkoti i parlamentit
  • Protesta masive- dalja masive dhe mobilizim në greva ne mënyrë paqësore

Ky është manifestimi dhe demonstrimi i pakënaqësive, mllefi dhe revolta e popullit ne mënyrë paqësore dhe civilizuese.

Kjo është e keqja më e vogël e një lëvizjeje drejt ndryshimit te Statusquo-se. Në kontekst, ky është  ndryshimi strategjik në mënyrë paqësore. Qeveria nuk ka forca që ta shuaj vullnetin, kërkesat dhe rezistencën paqësore dhe legjitime të shqiptarëve në Maqedoni. Presionet nga SHBA dhe BE qeverinë maqedonase do ta detyronin të ulet në bisedime me palën shqiptare. Maqedonia pret biletën për në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO. Është  shtet i brishtë që stabiliteti varet më së shumti nga faktori dhe agjenda ndërkombëtare, nga asistenca dhe ndihmat e BE-së . Shtetet te cilat presin për hyrje ne BE e kanë humbur një ike pavarësinë e plotë, mospërzierjen e punëve të brendshme ose të jashtme. Çdo ndërmarrje dhe ushtrimi i dhunës ndaj qytetarëve arrijnë  reagimet nga Ambasada e BE-së  ose nga ambasadori i SHBA-ve. Maqedonia ose shtetet që presin trenin për Bruksel mund te zgjedhin ose “kulaçin ose kërbaçin”, qe do te thotë, BE ua kallëzon ose “karotën ose shkopin”.

MENTALITETI MAQEDONAS  ËSHTË  VESHTIRË  TË  NDRYSHOJË
Mbi gjysmë shekulli shqiptarët e Maqedonisë kane qenë të diskriminuar dhe qytetarë të rendit të  dytë. Megjithëse gjendja është përmirësuar pak, shqiptarët akoma vazhdojnë të jenë të diskriminuar në fushën politike, ekonomike dhe kulturore. Pabarazia dhe epërsia e pushtetit akoma vazhdojnë të  jenë faktorë të fuqishëm në ndarjen e buxhetit “aty ku ndodhet tortja shqiptaret nuk e marrin hisen qe u takon”. Shembulli që reflektohet me së shumti është Shkupi ku njerezit janë detyruar të  punojnë punë të nivelit të ulët. Diskriminimi i shqiptarëve në kontekstin e rrethanave historike, kulturore dhe politike i ka rrënjët e thella dhe të moçme. Nuk mund të ndryshojë koncepti i vjetër dhe mentaliteti te subjektet politike dhe te shumica e popullatës maqedonase. Pas tyre qëndron hipoteza dhe stereotipet se ata i humbin pozitat, prestigjet dhe privilegjet. Akoma në mentalitetin dhe kokat kanë ngelur si doktrinë dhe koncept ideologjik inferioriteti “raca dhe superioriteti”. Për fat të keq duhet shumë kohe për të shkulur nga rrënjët temperamentin, menatlitetin dhe paragjykimet shkatërruese në mendjen e një pjesë të popullatës në Maqedoni.

Subjektet politike dhe elitat politike janë të përçara dhe të armiqësuara, por kur është në  pyetje kauza e çështjes kombëtare ata mbeten homogjene. Gruevski mund të sulmojë rivalin e tij Cërvenkovski ose Zaevin duke thënë se ai është qen bir qeni, por prapë te paktën është qen bir qeni ynë. Gruevski është një autokrat modern me një klasë funksionarësh dhe burokratësh dhe ne opozitë  të përçarë dhe falimentuar moralisht pa një front unik.

Lajme të ngjashme

Back to top button