Shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për një subjekt të ri politik      

 DHE NJË LIDERSHIP PRAGMATIK

Shqiptarët në Maqedoni e kanë humbur besimin në subjektet politike në dy dekadat e fundit. Vizioni i pa-aftësisë, hipokrizia dhe pasiviteti i dy partive e kanë humbur kredibilitetin dhe reputacionin në popull. Per te ndryshuar Satatus Quo-në ka nevojë për një subjekt politik dhe lidership pragmatik, me një vizion dhe dimensione të reja. Ka nevojë për një lider i cili nuk është involvuar dhe i feltirizuar në partitë politike. Formimi i një subjekti politik nga gjeneratat e reja, individë dhe intelektualë që kanë qenë inferior margjinë që nuk kanë dashur të konsumojnë energjinë dhe potencialin intelektual. Kauzën e popullit, pra, duhet ta marrë nje klasë e re, kuadra të cilët kanë studiuar nëpër universitete të Europës Perëndimore, që janë kthyer me një bagazh të pasur, që kanë fituar një traditë iluministe liberale të protoptipit europian.

Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche shkruan që ka tre lloje individësh që kanë cilësi për të arritur në pushtet: të parët janë individë që janë joshës për pozitë, pasuri dhe famë. Të dytët janë ambiciozët, pavarësisht sakrificave dhe flijimit ata janë ambiciozë të etshëm për pushtet. Të tretët janë fisnikët, burra shteti që dëshirojnë që pushteti të mos bjerrë në duart e tiranëve. Këta janë shpirtrat madhështorë  që e duan popullin më shumë se shpirtin e tyre.

SHQIPTARËT E MAQEDONISË  E HUMBË N SHANSIN E HISTORISË  EDHE NJEHRË  NË  FUND TË  SHEKULLIT NJËZETË

Një analitik ushtarak dhe politik studiues i Evropës Juglindore, në një gazetë perëndimore shkruan: “Ne fillimin e konfliktit të, armatosur në, verë te vitit 2001 mund te fillojë lufta ose kryengritja e armatosur e shqiptareve për shtetet fqinje, Maqedonia është një gështenjë ose patate e nxehtë”. Për Bashkimin Evropian dhe SHBA-të me rëndësi është Maqedonia të mos shpërbëhet, të ruaj integritetin dhe sovranitetin territorial. Kurse brenda kufijve për shqiptaret etnik që përbejnë diku 30% e popullsisë të zgjidhet një herë e përgjithmonë kauza.
Ekzistojnë opsione; federalizëm, kantonalizëm ose autonomi ku shqiptaret do të kishin kufijtë administrativ. Së fundi, autori shkruan që cila qoftë nga këto opsione, me rëndësi do të ishte për gjithë rajonin dhe Ballkanin ndalimi  i zgjerimit dhe eskalimit të luftës. Si pasojë, për BE dhe SHBA-të dhe tërë rajonin do të ishte një sukses mos-ndryshimi i kufijve dhe ruajtja e integritetit dhe sovranitetit territorial të Republikës së Maqedonisë. Shqiptarët e Maqedonisë e humbën shansin e historisë edhe njëherë në fund të shekullit njëzete. Së fundi, u zgjodh opsioni i ‘kobshëm’ Marrëveshja e Ohrit e cila pastaj u reduktua, u gdhend e u hollua dhe nuk u realizua më shumë se një dekadë. Idealet, aspiratat dhe ëndrrat e atyre që ranë dëshmorë dhe që morën pjesë e dhanë kontributin e tyre nuk u realizua dhe ngeli utopike. Shumica e atyre që dhanë kontribut dhe ushtarët që u kthyen nga fronti, veteran të  luftës mbetën të zhgënjyer, kurse një pjesë i përmirësuan pozitat dhe ruajtën postin në mënyrë oportuniste në krahasim me të tjerët që derdhën gjak dhe bënë sakrifica për idealet dhe aspiratat e popullit.

SUBJEKTI I RI POLITIK TË  DALË  ME NJË  STRATEGJI DHE PROJEKT PËR KAUZËN E POPULLIT

Subjekti, partia e re duhet të ketë një dinamikë dhe frymëzim që të arrijë mbështetje dhe të fitojë besimin dhe reputacion në popull. Si prioritet, pikë së pari te jetë në fokus projekt plani autonomia ose federalizimi asimetrik, mos-ndryshimi i kufijve dhe garantimi i plote i sovranitetit dhe integritetit territorial. Projekti ose plani i ashtuquajtur B, në të ardhmen do të realizohej në menyrë racionale jo në mënyrë arbitrare. Pa dhunë, kjo është e drejta e çdo populli të vendos për fatin, për të drejta dhe vetëvendosje sipas kritereve standarde dhe agjendës ndërkombëtare. Thomas Jefferson në deklaratën e pavarësisë së Shteteve te Bashkuara te Amerikes thote: “Të gjithë njerezit janë krijuar të barabartë; ata janë të pajisur nga krijuesi me disa të drejta të patjetërsueshme dhe këta janë jeta, liria dhe synimi për lumturinë”.

DY ETNITETE DO TË  JETONIN DHE DO TË  ECNIN DREJTË  PAQES SË  PËRHERSHME

-Do të ishte më mirë që para anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian të rregullohej statuti dhe zgjidhja definitive e kauzës se shqiptarëve në Maqedoni. Është një fjalë popullore “Sa është hekuri i nxehtë mund ta drejtosh”. Tash është koha për veprim. Pranimi i kërkesave të shqiptarëve nga pala maqedonase duhet respektuar. Ky është respekti i dinjitetit njerezor,  i te drejtave – themeli i lirisë, dhe i paqes. Më në fund, eliminimi i barrierave të pabarazisë dhe diskriminimit, dhe kur shqiptaret të fitojnë statusin etnitet i barabartë, atëherë ata do ta perceptojnë dhe konsiderojnë Republikën  e Maqedonisë si shtetin e tyre. Te dy etnitetet, maqedonasit dhe shqiptarët do jetonin dhe do ecnin drejtë paqes së përhershme.

Lajme të ngjashme

Back to top button