Maqedoni, disa kanale televizive do të hiqen nga kabllovikët

Me vendimin më të ri të Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, 35 operatorë kabllovik do të duhet ti ndërprejnë kanalet televizive FOX, Fox Movies, Fox Crime, 24 Kitchen, Sport Klub 1, Sport Klub 2, Sport Klub 3, Sport Klub Prime, Sport Klub ND, Sport Klub Plus HD, Sport Klub prime HD, Sport Klub premium HD i Golf Klub.

Si sqarim nga Agjencia, thonë se për këto kanale nuk kanë dhënë leje për emetim dhe se të njëjtat emitohen në gjuhën serbe.

Nëse kabllovikët nuk i heqin kanalet, kundër tyre do të ngritët padi penale.

I shumtë është numri i qytetarëve që kanë reaguar në rrjetet sociale pasi siç, thonë ato tani do të jenë të obliguar të shohin vetëm RTVM-në për shkak se kanalet më të shikuara ju ndalohen për shikim.

Lajme të ngjashme

Back to top button