Edhe një përforcim te Gostivari, erdhi Bllazhevski

Drejtuesit e KF Gostivarit kanë angazhuar futbollistin e ri, mesfushorin Martin Bllazhevski.

Bllazhevski, përveç se ka përvojën në Ligën e Parë republikane duke luajtur për ekipet e Vardarit, Metalurgut, Lokomotivës, Ohrit dhe së fundmi Teteksit, ai është pjesë e Reprezentacionit të Maqedonisë deri në 21 vjeç.

“Martini është lojtar mjaftë cilësor i cili katër vite luan standard në Ligën e Parë. Po ashtu ne kualifikimet e kaluar ka qenë anëtar standard i ekipit te shpresave U-21të Maqedonisë dhe shpresojmë që ekipit tonë ti sjell mjaftë cilësi dhe do na ndihmoje në synimin tonë hyrje në Ligën e Parë”, thotë trajneri gostivaras, Mensur Jakupi.

Martin Bllazhevski luajti në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore që KF Gostivari e zhvilloi të hënën me 26 Janar.

Ekipi i KF Gostivarit ndodhet në Banjat e Negorcit në Gjevgjeli për të zhvilluar pjesën e dytë të përgatitjeve për sezonin pranveror, ku sot do të zhvilloje ndeshjen e dytë miqësore atje kundër ekipit të Metalurgut.

Lajme të ngjashme

Back to top button