fbpx

Zaev: Maqedonia ka shumë problem me lirinë dhe demokracinë

Maqedonia ka shumë probleme, por këto mund të zgjidhen nëse kthehet demokracia dhe liria në vend, deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në takimin me ambasadoren e Australisë në Maqedoni Julia Fini.

“Mungesa e demokracisë në institucione  dhe liria e shprehjes ishin temat kryesore në këtë takim. Kryetari Zaev theksoi se problemet e mëdha me të cilat ballafaqohet shteti siç janë emigrimi i të rinjve për shkak të papunësisë së madhe dhe ngecja e vendit në integrimet euro-atlantike janë vetëm disa nga problemet që tregojnë se Maqedonia vitet e fundit ka dalë nga rruga e vërtetë”, thuhet në deklaratën me shkrim të LSDM-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close