Pak sektorë shënojnë rritje të pagës, rroga në transportin ajrorë deri në 1400 euro

Të punësuarit në sektorin e marketingut dhe prodhimit të makinerive shënojnë rritje më të madhe të rrogave gjatë muajit nëntor. Në mesin e pesë rrogave që shënojnë rritje janë edhe të punësuarit në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike si dhe në veprimtarinë ndihmëse në sektorin e financave.

Nga ana tjetër ulje më të madhe të rrogave gjatë nëntorit ka pasur tek të punësuarit e për prodhimin e automjeteve motorike, pastaj vijnë të punësuarit në agjencitë turistike. Në mesin e  atyre që kanë shënuar rënie të rrogave janë edhe të punësuarit për riparimin e kompjuterëve dhe në kompanitë e sigurimeve.

Këto janë të dhënat e Entit Shtetërorë për Statistikë, sipas së cilës paga mesatare neto gjatë nëntorit është rritur për 2.5 për qind.

Shikuar sipas veprimtarive të punësuarit në sektorin e prodhimit të makinerive gjatë nëntorit kanë marrë 49 për qind më shumë rrogë ndërsa të punësuarit në prodhimin e energjisë elektrike kanë marrë 22 për qind më shumë rrogë.

Ndërsa ulje më të madhe prej 49 për qind kanë pasur të punësuarit në sektorin e prodhimit të automjeteve motorike ndërsa pas tyre vijnë të punësuarit në agjencitë turistike që kanë pas rënie të rrogave prej 27 për qind. Më pak rrogë me 12 për qind kanë marrë ata që punojnë në riparimin e kompjuterëve.

Rritje të pagave mesatare neto gjatë nëntorit të 2014 ka pasur në sektorin profesional, shkencorë dhe teknik me 8.5 për qind, xehetaria me 7.6 për qind dhe veprimtaritë financiare dhe ata të sigurimeve me 7.4 për qind.

Pavarësisht këtyre ndryshimeve në krye të listës me paga më të larta janë të punësuarit në transportin ajrorë që sipas Entit për Statistikë marrin 87.132 denarë ose 140 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button