fbpx

SASHK: Nuk pranojmë nënçmimin, vazhdojmë grevën

Këshilli i Sindikatave të Pavarura për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, në mbledhjen e paradites ka vendosur që të vazhdojë grevën deri sa resorët ministrorë nuk fillojnë dialogun social  dhe deri sa nuk gjejnë një zgjidhje të përbashkët për kërkesat. SASHK në mënyrë plotësuese do të vendos nëse do të bëhet një protestë qendrore në Shkup ose protesta në më shumë qytete të vendit.

“Propozimi I dhënë nga MASH për  ndërprerjen e grevës si kusht për të filluar bisedimet  është edhe një dëshmi për mosrespektimin e Kushtetutës dhe ligjeve edhe atë nga instance të larta shtetërore”, vlerëson SASHK-u.

SASHK-u, gjithashtu shprehë keqardhje për deklaratat e ministrit të Arsimit lidhur me komentimin e ligjeve për pagesën e rrogave të arsimtarëve. SASHK-u, paralajmëron dokument të veçantë që në përputhje me ligjet do të vërtetohet se e kujt është obligimi për pagesën e mëditjeve gjatë kohës së grevës.

“Ajo do ët jetë një argument i qartë se SASHK-u arrin që të tregojë rregullshmërinë e procedurave për fillimin e grevës dhe arsyesh mërinë e kërkesave edhe përkundër presioneve luftës së dukshme mediale nga pjesa më e madhe e mediave elektronike pro qeveritare”, thotë SASHK-u.

 

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close