Bursa ballkanike për ekselencë gazetareske për vitin 2015

Është hapur procesi i aplikimit për Bursat ballkanike për ekselencë gazetareske. Afati i fundit është 25 shkurti.

Ju jeni të mirë, mirëpo dëshironi të arrini përsosmëri, të jenë profesionistë të nivelit botëror? Ky është hapi i parë që të përparoni në karrierën tuaj. Mos e lëshoni mundësinë që të fitoni përkrahje profesionale sipas standardeve më të larta, të punoni me redaktorë dhe gazetarë me përvojë nga rajoni dhe më gjerë, të vizitoni seminare për zhvillim të karrierës dhe ta shihni storjen tuaj të publikuar anmebanë Evropës.

Gazetarë me përvojë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia, mund të aplikojnë në thirrjen e tetë për bursa për ekselencë gazetareske.

Çdo vit, dhjetë gazetarë zgjidhen nëpërmjet konkursit të hapur që të fitojnë përkrahje financiare dhe profesionale që të realizojnë hulumtim të thellë të temave me rëndësi rajonale ose me rëndësi për BE-në – për vitin 2015 tema e hulumtimeve duhet të jetë “vlerat”.

Na e dërgoni aplikacionin tuaj dhe na tregoni se si i shihni “vlerat”, deri më 25 shkurt.

Aplikuesit e përzgjedhur nga komiteti i pavarur që do të marrin pjesë në programin e bursave do të fitojnë nga 2.000 euro bursë dhe 2.000 udhëtimet dhe harxhimе të tjera të hulumtimit. Ata, poashtu, do të ndjekin seminare ndërkombëtare për zhvillimin e karrierës dhe do të kenë konsultime dhe takime të vazhdueshme me mentorët e tregimeve të tyre.

Storjet e përfunduara do të publikohen në gjuhën angleze dhe në gjuhët lokale në media të dalluara rajonale dhe ndërkombëtare. Tre storjet më të mira do të shpërblehen edhe me 4.000, 3.000 dhe 1.000 еuro.

Afati i fundit për aplikim është 25 shkurt 2015. Formularin për aplikim, udhëzimet dhe informatat e tjera për programin e bursave gjenden në: fellowship.birn.eu.com.

Që të rritet kualiteti i raportimit, të inicohet rrjetëzim rajonal ndërmjet gazetarëve dhe të rritet mbulimi i balancuar i temave që janë të rëndësishme për rajonin, por edhe për BE-në, Bursat për ballkanik për ekselencë gazetareske janë të përkrahura nga fondacioni ERSTE dhe fоndacionet “Shoqëri e hapur“, në bashkëpunim me Rrjetin hulumtues ballkanik të raportuesve (BIRN).

Kontakti për informata plotësuese:

Natalia Zaba
Fellowship programme manager, BIRN
Kolarceva 7/V
11 000 Belgrade, Serbia
Email: [email protected]

 

Burimi: BIRN. (29.01.2015). Bursa ballkanike për ekselencë gazetareske për vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button