Shtohen problemet për Real Madridin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Real Sociedadin, e cila do të luhet të shtunën në Santiago Bernabeu.

James Rodriguez është në dyshim për këtë ndeshje. Kolumbiani, të enjten, nuk ka stërvitur fare me ekipin pasi ishte me grip, raporton AS.

Po ashtu, strategu italian për këtë takim nuk do të mund të llogarit as në shërbimet e Cristiano Ronaldos, i cili është suspenduar me dy ndeshje për kartonin e kuq që e mori në ndeshjen ndaj Cordobas.

Kurse, në ndeshjen ndaj Sociedadit pritet të debutoj përforcimi i ardhur nga Cruzeiro, mesfushori brazilian, Lucas Silva.

Lajme të ngjashme

Back to top button