Udhëzimi i fundit: Për 12. 000 honorar, më shumë se 6000 denarë kontribute

Në seminarin e djeshëm për llogaritjen e shpenzimeve për personat e angazhuar honorar, në të cilin morën pjesën agjencitë autoriale dhe përfaqësuesit e Fondit për sigurim pensional, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor, u prezantuan llogaritë e reja sipas vendimeve të reja ligjore. Siç zbulon “Meta”, llogaritë kanë shkaktuar brengë për shkak të shumës që për kontribute duhet ta paguajnë honorarët.

Ndërkaq, në llogaritjen e bërë, e cila, sipas burimeve tona, u është dorëzuar në letër të thjeshtë të bardhë, qëndron se për shumën prej 12. 000 denarë duhet të paguhen 6.547 denarë. Sipas njohësve, kjo është për 1.396 denarë më shumë sesa shpenzimet që duhet të paguhen për të punësuarit e rregullt.

Kjo, e shkruar në letër, duket kështu :

Llogaritja e shumës bruto të kompensimit në bazë të kontratës në vepër në shumë neto 12. 000

Kompensim neto 12. 000

Kompensim neto 18.547
Gjithsej tatim dhe kontribute 6.547
Tatim personal 1.855
Kontribut për sigurim pensional- invalidor 3.338
Kontribut për shëndetësi 1.354

Llogaritja e rrogës bruto me normat aktuale për kontribute në shumën neto 12.000 denar

Rroga neto 12.000
Rroga bruto 17.151
Gjithsej tatim dhe kontribute 5.151
Tatim personal 520
Kontribut për sigurim pensional- invalidor 3.087
Kontribut për shëndetësi 1.252
Kontribut për Entin e punësimit 206 ден.
Sigurim shëndetësorë shtesë 86 ден.

Ndërkaq, sipas ndryshimeve të fundit në Ligjit për punëtorët honorar, parashihet të paguhet 35% nga honorari për kontribute dhe tatime në vend të 10% vetëm për tatim personal. Por, me këto llogari që dje i kanë marrë agjencitë autoriale, vlera e shpenzimeve është më e madhe se 50%. Kjo shkakton edhe një huti tek kontabilistët, të cilët edhe ashtu ishin në dyshim si t’i llogaritin kontributet.

Siç shkruan edhe “Meta”, honorarët për muajin janar do të vonohen për shkak të mos- koordinimit të institucioneve. Nga agjencitë autoriale pohuan se nga SISHM kanë marrë lajmërim, ku kërkohet prej tyre që mos të paguajnë honorarë më të lartë se 9.590 denarë derisa në faqen e internetit të DAP-it nuk publikohet për atë se si do të bëhen llogaritjet

Ndërsa sot, vetëm dy ditë nga përfundimi i javës së fundit të punës nga janari, DAP-ja në sajtin e saj zyrtarë, vendosi modelin e ri për llogaritjen e rrogës minimale, kryegjëja e të cilës është e nevojshme për përpunimin e shpenzimeve për honoraristët.

Lajme të ngjashme

Back to top button