Mustafa: Ata që kryen krime ne Kosovë, të rëndësishëm në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pret nga qeveria serbe që të punojë në zbardhjen e krimeve, të udhëhequra nga shefi i saj i armatës dhe tjerët ndaj popullit të Kosovës.

Sipas një postimi të tijin në Facebook, qeveritarët serb duhet të tregojnë përgjegjësi ndaj krimeve dhe dëmeve që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë dhe të reflektojnë për përgjegjësinë e tyre.

Mustafa ka shkruar se njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Fondi për të Drejtën Humanitare i Serbisë zbuloi dokumente që flasin për përgjegjësinë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe për krimet e luftës në Kosovë.

Ky është edhe një shembull i mirë i betejës së guximshme që serbët brenda këtij Fond po e zhvillon për të zbardhur krimet në Kosovë. Por, kjo flet se njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb.

Presim që edhe Qeveria e Serbisë, do të punojë në zbardhjen e krimeve, të udhëhequra nga shefi i saj i armatës dhe tjerët ndaj popullit të Kosovës, si një prej kushteve bazë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Qeveritarët serb duhet të tregojnë përgjegjësi ndaj krimeve dhe dëmeve që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë dhe të reflektojnë për përgjegjësinë e tyre.

Kosova dhe familjet kosovare rënkojnë nga dhimbja për të vrarët dhe të pagjeturit e tyre, prandaj gjithë ata që kanë marrë pjesë në vrasje dhe zhdukje duhet ta marrin dënimin e merituar”.

Lajme të ngjashme

Back to top button