Ikjet nga Kosova nuk kanë të ndalur (Foto)

Vazhdon të mbetet alarmant fakti se me qindra e me mijëra të rinj nga Kosova po e lënë vendin për të ikur jashtë shtetit.

Mbrëmë në orët e vona në stacionin e autobusëve në Prishtinë është parë një numër i madh i kosovarëve duke hypur në autobusët e linjës Prishtinë- Beograd për të vazhduar nëpër Hungari dhe në vendet e perëndimit.

Arsye e ikjes së një numri të madh të këtyre qytetarëve janë kushtet e vështira në sektorin privat, njofton Indekosnline.

Pavarësisht një debati parlamentar që është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për të mos ikur,kjo siç duket nuk ka funksionuar pasi që çdo natë dhjetra autobus nisen nga Prishtina dhe nga çdo qytetet i Kosovës për në vendet e perëndimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button