Përfundojnë pa rezultat bisedimet mes qeverisë dhe opozitës siriane në Moskë

Përfaqësues të regjimit dhe të opozitës siriane përfunduan një raund 2-ditor bisedimesh në Moskë ditën e enjte, por në fund nuk pati rezultate konkrete përveçse një marrëveshje për bisedime të reja.

Bashar al-Jaafari, kreu i delegacionit të regjimit sirian, u tha gazetarëve në Moskë: Ne ramë dakord me miqtë tanë rusë që diskutimet të vazhdojnë në të ardhmen. Ai e cilësoi takimin si shumë pozitiv, megjithëse nuk pati asnjë marrëveshje konkrete

Al-Jaafari fajësoi opozitën se nuk mbajti një qëndrim të unifikuar në lidhje me pikat e diskutuara. “Ne nuk dëgjuam një pozicionim të unifikuar të opozitës në këtë takim. Disa kanë rënë dakord mbi disa pika dhe të tjerë i kanë refuzuar ato”, tha Al-Jaafari.

Qeveria siriane ka rënë dakord për një seri pikash të titulluara “Parimet e Moskës”, të cilat janë pranuar nga disa përfaqësues të opozitës, por janë kundërshtuar nga të tjerë.

Ndërkohë, Soheir Sarmini, një kundërshtar i regjimit ka thënë se qëllimi i takimit të Moskës ishte thyerja e akullit midis qeverisë dhe opozitës.

Rusia është përkrahësi kryesor i regjimit. Dy raundet e mëparshme të bisedimeve në Gjenevë përfunduan pa rezultat. Aleanca kryesore e opozitës në mërgim, Koalicioni Kombëtar, nuk mori pjesë në bisedime, edhe pse 5 prej anëtareve të saj ishin prezent në cilësi personale. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button