Në Maqedoni ka 522 shoqëri aksionare prej të cilave 16 të reja

­ Gjithsej 522 shoqëri aksionare janë evidentuar në Maqedonisë në përfundim me 31 dhjetorin e vitit të kaluar. Prej tyre 16 janë të reja, ndërsa te 13 është evidentuar procedurë e falimentimit. Të dhënat me të cilat disponon Depozituesi qendror i letrave me vlerë tregojnë se vlera nominale e aksioneve të dhëna vitin e kaluar ka arritur 234,3 miliardë denarë, ndërsa vlera e tregut ka qenë 254 miliardë denarë.

“Këto janë situata normale për tregun e letrave me vlerë dhe në krahasim me vitin paraprak nuk mund të thuhet se ka dallime të mëdha. Nuk do të thoja se është rritur interesi, megjithatë as nuk ulet, por qëndron në suaza të disa proceseve normale dhe e përshtatshme me proceset jetësore të shoqërive aksionare” vlerësoi sot drejtoresha e Depozituesit qëndror Elena Jakimovska­Petrovska.

Pjesa më e madhe e shoqërive aksionare janë ata të cilat kanë prej 11 deri 100 aksionarë, por një numër i konsiderueshëm janë edhe me numër të madh të aksionarëve. Në pajtim me të dhënat, pjesa më e madhe nga poseduesit e letrave me vlerë janë persona fizik vendor, gjegjësisht 81.003, 1.859 janë kompani vendore, 1.273 janë persona të huaj fizik dhe 280 kompani të huaja. Dominon popullsia mbi 45 vjet, që sipas Jakimovska­Petrevska është logjike, ata janë persona të cilët kanë fuqi akumuluese.

Depozuesi qendror i Maqedonisë sot e promovoi ueb­faqen e re, në të cilën, prej tani në mënyrë më të lehtë dhe qasshme mund t’i gjejnë informatat e nevojshme. Në ueb­faqja www.cdhv.mk, janë vendosur përmbajtje të shumta të cilat e lehtësojnë procedurën e përgatitjes së dokumentacionit për shkak të regjistrimeve adekuate të ndryshimeve në Depozues, ndërsa është kushtuar rëndësi të veçantë edhe gjetjes së shpejtë dhe të thjeshtë të një numri të madh të informatave relevante për letrat e lëshuara me vlerë në Republikën e Maqedonisë, si dhe raporte statistikore.

Lajme të ngjashme

Back to top button