Helikopteri me drogë, piloti mbante 2 familje me 50.074 mijë lekë rrogë

Majori i FA-së, që aktualisht shërbente si instruktor pilotimi në bazën e Farkës, përveç se një emër i spikatur në FA, ishte edhe një person me probleme të shumta familjare. Në një vendim gjykate, të zbardhur të divorcit të viktimës me gruan e parë dhe detyrimet që kërkonte ish-bashkëshortja për ushqimin e fëmijëve, kanë bërë që gjykata të dokumentonte ndër vite rrogën e majorit, i cili humbi jetën aksidentalisht në Malaga të Spanjës, teksa pilotonte një helikopter me drogë.

Përveç kalvarit të përballjeve në gjykatë, të viktimës së tri ditëve më parë, mësohet se në fakt, ai që hynte te krenaria e FA, rrogën më të lartë, e kishte marrë në një periudhë të vitit 2013, ku iu kishte shtuar me 3000 lekë, ndërsa ai ishte martuar sërish dhe nga martesa e dytë kishte edhe një fëmijë tjetër. Megjithatë majori kishte shkuar disa herë në gjykatë, pasi ish-gruaja i kërkonte shtimin e detyrimit, sa herë ajo pretendonte se atij iu kishte rritur rroga, fakt që gjykata, në një vendim të 2013-ës e ka kundërshtuar, pasi ish-gruaja kishte vendosur të mos punonte, ndonëse ishte me arsim të lartë./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button