fbpx

Komesari Han do të vij tre ditë më herët nga data e parashikuar në Maqedoni

Eurokomesari për negociatat për zgjerim, Johanes Han, muajin e ardhshëm do të arrijë në Maqedoni tre ditë më herët nga planifikimi, njoftoi korrespodenti i MIA­s nga Brukseli. Edhe pse nga Komisioni Evropian zyrtarisht paralajmëruan vizitën e trashëgimtarit të Shtefan Fyles në Shkup më datën 19­të dhe 20­të shkurt, për shkak të obligimeve të tjera, Han për herë të parë do ta vizitojë vendin tonë në suaza të mandatit të tij më datën 16­të dhe 17­të të muajit të ardhshëm. Paraprakisht, zëdhënësja e Eurokomsionit, Maja Kocijançiç, për MIA­n e konfirmoi vizitën e komisarit Han, por për agjendën gjatë vizitës së tij dyditore në Maqedoni nuk zbuloi hollësi, që nuk dëshiron ta bëjë edhe tani.

Nga zyra e komisarit për negociatat për zgjerim vetëm konfirmuan se austriani do të takohet me liderët politikë të vendit me qëllim të njihet me ata me të cilët nuk është takuar, të diskutojë për zhvillimin politik, prioritet kyçe dhe për vazhdimin e Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD).

“Data për fillim të ri të HLAD­it, tani për tani nuk është konfirmuar dhe duhet të dakordohet me autoritet e Maqedonisë gjatë kësaj vizite të tij në Shkup”, theksoi zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç,” në deklaratë për MIA­n javën e kaluar. Siç dihet, qëndrimi publik i komisarit Han dhe eurokomsionit është se dëshirojnë në Maqedoni ta shohin opozitën prapë në parlament, posaçërisht pas vendosjes së suksesshme në funksionalitet të tërësisht të parlamentit në Shqipëri.

Një prej detyrave të eurokomisarit gjatë vizitës në vendin tonë do të jetë ta bindë LSDM të kthehet në Kuvend, me çka nuk do t’i dëmtojë eurointegrimet e vendit si dhe t’i respektojë institucionet e shtetit, posaçërisht që parlamenti është vendi i vetëm për debat politik dhe diskutim.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close