Ku ishte BFI-ja 25 vite?

Edhe një shqiptarë i Maqedonisë e humbi jetën në betejat e Sirisë, si xhihadist vullnetar, me të cilin numri i shtetasve shqiptar të Maqedonisë, sipas informatave të deritanishme, tregojnë 14 persona.

Informatën për vdekjen e Sadik Xhemailit (25) vjen në të njëjtën kohë me njoftimin e projektit të BFI-së në të cilin, përveç masave për frenimin e rasteve të regrutimit të njerëzve nga bashkësia islame, propozohen edhe masa për risocializimin e tyre.

  • Si tu ndihmohet prioriteteve të projektit jep shpresë se ai është i vendosur në krye dhe vjen në ndeshje me dispozitën e ligjit penal (i miratuar jo shumë herët si masë represive kthimin e xhihadistëve potencial vullnetar dhe sanksionimin e atyre që ishin në frontin e Lindjes së Mesme). Përsëri, njohësit e gjendjes parësinë e masave e lënë në preventivë, gjegjësisht në kthimin myslimanëve të rinj nga aventurat e tilla të rrezikshme.
  • Nga ana tjetër, këto iniciativa rrjedhin pas masakrit të javores satirike “Charlie Hebdo”, edhe pse rekrutimi i ekstremistëve është i pranishëm disa vite. Sipas të dhënave operative të MPB, në Maqedoni është vërejtur qysh nga viti 2012.
  • Projekti STOP radTerr që synon ta realizojë Bashkësia Fetare Islame, pas analizës që e bëmë konstatuam se përbën një ndërmarrje të përpunuar shumë mirë në aspektin metodlogjik, ngërthen në vete komponenta, hapa dhe profile të dnryshme që mund të shpien deri te realizimi i rezultateve të pritura: pengimi i rekrutimit të personave që do të merrnin pjesë në beteja të luftës në zona të ndryshme të botës dhe risocializmi i të kthyerve që andej – thotë profesori i sociologjisë nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Ali Pajaziti.

Pajaziti duke përmbledhur qëndrimin e tij rreth kësaj çështje, në mënyrë të kritikës tha se projekti i BFI-së dhe përskaj qëndrueshmërisë është e vonshme, dhe qëndrimi aktual është i dobët i këtij trupi kryesor nga ajo “mejnstrim” islami të lëshon rrënjë midis myslimanëve në vend..

  • Por pyetja që shtrohet nga çdo besimtar normal është se pse BFI këto dy dekada e gjysmë ishte indolente në promovimn e mainstream islamit, pse nuk i kishte aktivizuar radhët e veta të teologëve që të  thirrë në të kuptuarit e vërtetë të fesë, pse lejoi që fraksione të të shumta të jenë më vizibile se vetë ajo për popullatën e rinore dhe më gjerë? Pse në aspekt të publikimeve dhe literaturës nuk mund të krahasohet as me një shtëpi botuese minore që e udhëheqin dy-tre veta laikë (në kuptimin profesional) që botojnë libra, fletushka e gjëra të tjera reth islamit, kurse vetë ajo ka në disponim dikur rreth 500 teologë në katër anët e vendit, që paraqesin një ekip të mjaftueshëm për të gjeneruar profesionistë edhe për të shkruar edhe për të përkthyer nga gjuhët e ndryshme, për të organizuar seminare, tribuna, konferenca etj. Mendoj se kjo që synohet të arrihet, pra kompensimi i të humburës, është e pamundur.
  • Ky projekt do të ishte shumë më i suksesshëm sikur të mos ishte interneti, që sot mundëson kaces deri te ligjërata të llojeve të ndryshme fetare, deri te teologë dhe kuaziteologë, prijës fetarë që çdo ditë e më tepër regjionalizohen e globalizohen, që rrsinin numrin e tyre të ithtarëve në mënyrë marramendëse. Një pyetje tjetër që shtrohet është pse kur në youtube klikon “hoxhallarë shqiptarë” të shfaqen vetëm teologë a figura fetare që veprojnë solo dhe që janë promotorë të një versioni ndryshe të islamit? Pse nuk publikon CD lighjëratash? Pse ndodh kjo? Si do realizohet një projekt i tillë kur teologët në FSHI nuk ndjekin lëndë si psikologjia, sociologjia, si do ta trajtojnë individin apo grupin pa njohuri elementare në këto sfera? Megjithatë ky projekt është për t’u përshëndetur, që BFI-në e nxjerr jashtë kritereve të matjes vetëm me takvimet (kalendarët vjetorë), sadakanë-zeqatin dhe bajramet.– thotë profesori i sociologjisë nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Ali Pajaziti.

Analisti Ramadan Ramadani, thotë se, edhe pse nuk është i njohur në detaje në projektit,në përgjithësi vlerëson se ai është i mirë, por shton se aspektin e numrit të luftëtarëve në ShI, gjendja në vend nuk është aq shqetësuese.

  • Projekte të tilla ka në botë dhe janë të zbatueshëm. Nuk e di se sa duhet të ritet frika në Maqedoni,sepse sipas institucioneve relevante ndërkombëtare, numri i personave të tillë nga vendi është i vogël. Megjithatë, projektet e tilla janë të mira për kontekstin në Maqedoni, po edhe nga ajo se vijnë nga BFI-ja – thotë Ramadan Ramadani.

Deri më tani nuk ka numër oficial të shtetasve të Maqedonisë që luftojnë në rradhët e ShI. Ish deputeti dhe ministr i punëve të brendshme, Pavle Trajanov, deklaroi për “META” se vlerësimet momentale se numri i xhihadistëve vullnetar nga Maqedonia është rreth një qind.

Para tre ditëve  Instituti Internacional për studimin e radikalizmit dhe dhunës politike (ICSR), botoi një raport mbi numrin e të huajve të cilët janë duke luftuar në radhët e Shtetit Islamik.

Sipas raportit të qendrës me bazë në Londër, nga Maqedonia në rradhët e ShI ka 12 persona që është me pak nga numri i të vdekurve , e bazuar nga informatat me të cilat disponon për secilin shtet.

Nga vendet e rajonit, numri sipas ICSR është:

  • Bosnja dhe Hercegovina, 330 njerëz
  • Shqipëria, 90 njerëz
  • Kosova 100-150
  • Serbia, 50-70

Nga vendet e Evropës Perëndimore, sipas raportit më shumë militant radikal në Siri dhe Irak ka prej Francë – 1.200, Britanisë së Madhe prej 200 deri 600, po aq edhe nga Gjermania.

Lajme të ngjashme

Back to top button