Mot i ndryshueshëm, me erë të fortë nga jugu

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare me erë të përkohshsme nga jugu me shpejtësi mbi 80 km/orë.

Pasdite dhe gjatë natës për të shtunën do të ketë reshje të shiut, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugore do të jenë më të mëdha lokalisht me mbi 40 l/m2. Në malet reshjet do të jenë të borës, ku shtresa e borës dukshëm do të rritet. Temperatura maksimale do të arrijë prej 8 deri 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me erë të përforcuar jugore. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë edhe reshje të shiut që përkohësisht do të jenë më të intensive. Temperatura maksimale do të arrijë deri 9 gradë Celsius.

Në Hanet e Mavrovës sot në mëngjes në orën 7 shtresa e borës ishte 24 centimetra, 6 në Pozhar dhe 2 në Lazaropole. Në Mavrovë ka reshje të borës me erë të dobët deri mesatare, ndërsa në Pellagoni dhe në rajonin e Shtipit erë e përforcuar (60km/orë) nga jugu dhe juglindja.

Temepratura minimale kemi ­1 në Mavrovë dhe Kriva Pallankë, 0 në Lazaropole dhe Krushevë, 1 në Shkup ­ Petrovec, Manastir, Prilep, Kavadar dhe Tetovë, 2 Shkup “Zajçev Rid”, Kumanovë dhe Strumicë, 3 në Pretor dhe Vinicë, 4 në Shtip, 5 në Ohër dhe Dibër, 6 në Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Dojran.

Nesër në orët e hershme të mëngjesit në pjesët perëndimore dhe në disa vende më të larta reshjet e shiut mund të kalojnë në reshje bore, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në orët e pasdites do të ketë ndërprerje të caktuar të reshjeve, por kohë pas kohe do të fryejë erë e fortë nga jugperëndimi. Valë e re më intensive e reshjeve pritet duke filluar në orët e pasdites e deri të dielën pasdite, ku vende­vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe me erë të fortë të kohëpaskohshme. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore.

Lajme të ngjashme

Back to top button