Qeveria ka shpenzuar 580 milionë euro për projektin “Shkupi 2014”

Qeveria ka shpenzuar 580 milionë euro për projektin “Shkupi 2014”, edhe pse në fillim, në vitin 2010, kryeministri Nikolla Gruevski, ka paralajmëruar se ky projekt do të kushtoj 80 milion euro,  kanë akuzuar nga LSDM-ja opozitare.

Sipas tyre projekti vazhdon edhe këtë vit dhe do të shpenzohen 46 milionë euro shtesë.

“Me 584 milionë euro të harxhuara. Qeveria ka mundur të rritë rrogat mësimdhënësve për 5.000 denarë, të gjithë të korrurën e duhanit ta blej me 15 milion euro, të paguaj 3 milion euro dëmshpërblim të fermerët- kopetë e të cilëve u sëmurën, të blej trena në vend që për ta të merr kredit, të ndërtoj rrugë evropiane, në vend që të huazoj tek banka Kineze. Ky projekt është pus pa fund”, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Shilegov.

Ai ka shtuar se me 580 milionë euro Gruevski ka mundur të ndërtoj 15.000 banesa, për të mos u shpërngulur qytetarët nga vendi.

“Nëse donin 13.000 çifteve bashkëshortore do të jepnin nga një banesë, për të mos ikur nga shteti. Por nëse do të ishte ashtu nuk do të ekzistonte pusi “Shkupi 2014”, ka theksuar Shilegov

Lajme të ngjashme

Back to top button