Williams në finale me Sharapovën

Serena Williams është finalistja e dytë e turneut të tenisit, Australian Open. Tenistja amerikane në gjysmëfinale mundi bashkëvendësen e saj, Madison Keys.

Williams e mundi 2:0 në Sete 19 vjeçaren Keys, që në rrugën për në gjysmëfinale, eliminoi tenistet e njohura si Petra Kvitova dhe Venus Williams.

Serenen në finale nuk e pret aspak punë lehtë, përballë ruses Maria Sharapova, që në ranglistën botërore, renditet në vendin e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button