Maqedoni, kadastra merr në qafë qytetarët

Problemi im me parcelën daton që para 30-40 viteve. Firma e angazhuar e gjeodezisë është plotësisht e pakualifikuar në matje. Ankesat e mia transferohen nga sektori në sektor. Përsëri do të shkoj nëpër në gjykata …“, mendon Nikolla Bogdanov, një banor i komunës Karposh, i cili vetëm thekson se gjendjen e pronës së tij do ta zgjidhë në një institucion tjetër. Ai nuk deshi ta komentonte efikasitetin dhe punën e Kadastrës, e cila këto ditë organizon ngjarjen“Ditët e hapura të kadastrës” për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Shkupit dhe për t’i ndihmuar ata lidhur me pyetjet e tyre të hidhura rreth dëshmimit të problemeve me pronat e tyre..

Katastar Skopje (7)
Dhjetëra qytetarë dje sërish u mblodhën para sporteleve të kadastrës për t’u konsultuar rreth tokave dhe shtëpive. Një pjesë e tyre i tregojnë problemet me lëndët që janë më komplekse dhe që datojnë nga vitet ’60, ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar. Të tjerët kanë ardhur për shërbimet, të cilat praktikisht duhet t’i kryejnë komunat dhe Drejtorinë e çështjeve pronësore-juridike, kurse të tjerët theksojnë nevojën për një organizim më efikas me dokumentacion.
Shërbime janë më aktive dhe më efikase. Unë shoh përmirësim. Më dërguan në sportel dhe përfundova për një orë. Por, unë jam e re. Babai im dhe nëna kanë mbi 60 vjet. Ata vijnë në byronë e informacionit, marrin një fletë, një fletë-pagesë, por nuk e dinë se çfarë dhe ku duhet të nënshkruajnë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për lëshimin e fletës së pronësisë, për kopjen e planit kadastral ose për ndryshimin e të dhënave për pasuri të patundshme. Mendoj se ka nevojë për një person shtesë, i cili do të jetë këtu t’i ndihmuar personat e moshuar. Kështu, punonjësit nganjëherë janë në zhurmë të madhe dhe nuk e dinë se “ku e kanë kokën” – nëse më parë të mbushin fletë-pagesën e dikujt apo më shpejt të të largojnë me qëllim që të mos rritet radha e qytetarëve që presin…“, thotë Vesna M. nga lagja Taftalixhe, e cila, po ashtu si qytetarët e tjerë, nuk dëshiron të flasë para kamerës.

Qytetarët thonë se në përgjithësi është zvogëluar koha e pritjes nëpër sportelet, por nga ana tjetër, ende theksohen problemet me mungesën e stafit profesional, i cili do të mund t’i zgjidhë në mënyrë efikase të gjitha kërkesat, certifikatat e gjendjeve pronësore, madje edhe çështjet e qytetarëve të Shkupit për privatizimin ose legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Pero Gjorgjiev është konsulent ligjor dhe financiar dhe është pjesë e Kadastrës. Ai thotë se aktualisht në rrjedhë janë legalizimet e objekteve të ndërtuara pa leje. Ka lëndë të karakterit të ndryshëm – për objekte mbitokësore dhe nëntokësore. Por, ai në të njëjtën kohë konfirmon – një pjesë e të punësuarve të Kadastrës nuk janë mjaftë të aftë dhe profesionalë në punën e tyre. Nuk e kuptojnë tërësisht lëndën e parashtruar. Ata refuzoj lëndë për shkak se nuk i kuptojnë, nuk e dinë se si t’i zgjidhin. Të tjetër, sipas tij, kryejnë punën e tyre dhe funksionojnë siç duhet.

Gjeometrat punojnë, punëtorët juridikë punojnë, ka njerëz të shërbimit juridik të cilëve u duhet pak më shumë … Në parim, gjithçka funksionon. Nuk mund të jesh i kënaqur me të gjithë“, konsideron Gjorgjiev.

Drejtori i Agjencisë së kadastrës së pronave të patundshme, Sllavçe Tërpeski thekson se tashmë shtatë vjet me radhë zbatohet projekti “Ditët e hapura të Kadastrës”. Ato gjithmonë fillojnë nga muaji tetor apo nëntor dhe zgjasin deri në muajt mars-prill. Vitet e fundit kanë hasur në probleme të ndryshme. Së pari, pyetjet e qytetarëve kryesisht kanë qenë “pse nuk është zgjidhur lënda ime.”
Përfundimisht me vitin 2005, të gjitha statistikat i evidenton njësia projektuese e Bankës Botërore, e cila kontrollon punën e Kadastrës. Agjencia në atë kohën ka pranuar rreth 300.000 lëndë në nivel shtetëror, kurse 30.000 nga ato kishin mbetur të pazgjidhura. Si është përmirësuar Kadastra dhe ka përparuar projekti me Bankën Botërore, ashtu kanë ndryshuar dhe problemet e qytetarëve. Pastaj ka ardhur periudha kur shumë qytetarë nuk janë paraqitur në procedurën e regjistrimit sistematik, kurse në disa vitet e fundit çështjet janë kryesisht nga sfera e privatizimit dhe legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje.

Me ngjarjen e sivjetshme “Ditët e hapura të kadastrës” jemi diku në mes. Përsëri paraqiten ato pyetje të llojit – si të arrij ta legalizoj objektin, ta privatizoj objektin … Unë mund të them se, pasi i kemi kaluar gjysmën e qyteteve në Maqedoni, kryesisht janë pyetje që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Kadastrën, por me komunat ose privatizimet në Drejtorinë e çështjeve pronësore-juridike. Duke pasur parasysh se njerëzit tanë duhet të dinë këto gjëra, i zbatojmë dhe u dalim në ndihmë qytetarëve dhe ua shpjegojmë procedurat se si t’i zgjidhin çështjet e legalizimit dhe cilat janë procedurat e ardhshme të Kadastrës“, thotë Tërpeski.

Zyrtarisht, vitin e kaluar, në nivel shtetëror, Kadastra ka pranuar 1.168.000 lëndë, kurse në fund të vitit 2014 të pazgjidhura kanë mbetur vetëm 1800 raste. Nga ky institucion lavdërohen me efikasitetin prej 99,4 për qind. Në vitin 2013 ka pasur 1.040.268 lëndë të reja në baza të ndryshme, nga të cilat 1.299 janë të zgjidhura, në vitin 2011 ka pasur pikërisht 1.160.691 lëndë – kundrejt 3.894 lëndëve të pazgjidhura, kurse në vitin 2010 është regjistruar një raport prej 3.894 lëndë të pazgjidhura nga gjithsej 538.434 lëndë. Kadastra e Shkupit vitin e kaluar ka pranuar 352. 283 lëndë, kurse në fund të vitit të pazgjidhura kanë mbetur 1.581 lëndë, nga të cilat mbi 400 lëndë janë të kategorive sociale të qytetarëve.

Kadastra e Shkupit është e përfshirë në proceset e karakterit shtetëror, por edhe të karakterit lokal – azhurnimi i bazave gjeodezike për nevojat e kazermave “Ilinden” “Gjorçe Petrov”, “Goce Delçev” në Aerodrom… Tërpeski thekson se në Shkup është duke u punuar në Ligjin e ri për falimentimin e shpejtë, përkatësisht për përfundimin dhe mbylljen e procedurave të cilat, siç po thotë ai,  janë të hapura që nga koha e Ante Markoviqit.

Sa i përket projektit për digjitalizimin e planeve kadastrale, të financuar dhe të mbikëqyrur nga Banka Botërore, Agjencia ka për detyrë që deri në qershor të vitit 2015 të digjitalizojë 70 për qind të territorit të përgjithshëm tëMaqedonisë. Tërpeski pretendon se tashmë është arritur kjo shifër, kurse digjitalizimi i tërësishëm do të përfundojë deri në muajin dhjetor.

Viti Raporti në përqidnje i lëndëve të pazgjidhura me ato të pranuara
2005 6,76
2006 5,73
2007 2,9
2008 0,64
2010 0,34
2012 0,19
2013 0,12

Edhe konsulenti juridik Gjorgjiev konstaton në përgjithësi një përmirësim të punës së Agjencisë për kadastrën e pronave të patundshme. Kadastra ka mbi 200 të punësuar, është vendosur një normë solide për lëndë të realizuara në bazë ditore. Por, nga ana tjetër, Kadastra nuk ka mjaft njerëz sa ka kërkesa.

Në parim u rregullua situata me Kadastrën. Janë vendosur shumë gjëra ku kanalizohet punë, mund të funksionojnë gjërat. E tani, situata varet nga turma, atëherë nuk mund të kryhet puna në të njëjtën ditë. Sportelet punojnë ashtu siç punojnë, të punësuarit kryejnë punën e tyre, por brenda kolegët nuk mund të arrijnë fizikisht. Unë flas për persona fizikë në raport me kërkesat e parashtruara… “, konsideron Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button